Saturday , 19 October 2019

Ndodh edhe kjo gjë Gigi Hadid copy paste nga këngëtarja e njohur shqiptare? Ja çfarë i thotë ajo: Hë moj… (Foto)

Ajo është një ndër këngëtaret më të talentuara shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. Sidomos për atë publik që feston fundjavave në klubet e Tiranës, aty ku Arinda Gjoni këndon shpesh. Kjo e fundit është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj foto e video të ndryshme, por së fundmi siç duket ka bërë “xing” me supermodelen Gigi Hadid.

Ardina ka publikuar një foto ku shihen ajo dhe Gigi me të njejtën “crop top”, por me ngjyra të ndryshme dhe në kuadër të shakasë ka shkruar: Hë moj Gigi pse kopjo”.

Një rastësi e bukur kjo për këngëtaren shqiptare!